Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar takimin në mes të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij rus, Vladimir Putin i cili zhvillua në Paris të Francës.
Sipas saj, ajo çka ka bërë Thaçi është skandaloze pasiqë siç tha ajo është realizuar një brengë e madhe e VV-së që ka thënë se Thaçi po mundohet ta zëvendësojë Gjermaninë me Rusinë.
Haxhiu njëherit ka theksuar se takimi Thaçi-Putin do të jetë edhe temë kryesore e seancës parlamentare të së premtes për politikën e jashtme.
Në këtë seancë nuk do të jetë i pranishëm kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli pasiqë do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit e cila zhvillohet nga 18 deri më 21 nëntor 2018 në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...