Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me shefen e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey, kanë vizituar Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Haxhiu ka treguar se aty takuan stafin përgjegjës dhe personat e dënuar për dhunë në familje që tha se kanë përfunduar me sukses fazën e dytë të Programit Kombëtar për Trajtimin e Kryerësve të Dhunës ndaj Grave.
Ministrja në detyrë e drejtësisë ka treguar se gjatë periudhës gjashtëmujore dhjetë të dënuar për veprën penale të dhunës në familje kanë marr pjesë në trajtim.
“Gjatë kësaj vizite, u takuam me stafin përgjegjës dhe personat e dënuar për dhunë në familje që kanë përfunduar me sukses fazën e dytë të Programit Kombëtar për Trajtimin e Kryerësve të Dhunës ndaj Grave, një nismë e rëndësishme që synon adresimin në rrënjë të dhunës në familje përmes ndërhyrjes psiko-edukative dhe rehabilituese. Gjatë një periudhe gjashtëmujore, dhjetë të dënuar për veprën penale të dhunës në familje morën pjesë në një trajnim gjithëpërfshirës, i cili përfshiu module për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme, zhvillimin e aftësive për menaxhimin e emocioneve dhe rritjen e vetëdijes mbi pasojat e dhunës”, ka shkruar Haxhiu.
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell