Në 28 vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit, Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu bëri homazhe në këto dy fshatra në kujtim dhe nderim të martirëve dhe dëshmorëve të rënë
Kryetarja e Kuvendi i Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave të Likoshan dhe Qirez, në përkujtim dhe nderim të civilëve shqiptarë të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe.
Kryetarja Haxhiu kujtoi se para 28 vjetësh, forcat ushtarake dhe policore serbe, me helikopterë dhe mjete të rënda ushtarake, bombarduan këto fshatra para se të hynin dhe të kryenin masakrën, ndërsa në luftime kundër forcave serbe ranë katër pjesëtarë të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Brenda dhomës, u vra me armë zjarri Rukie Nebihu, 27-vjeçare, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë. Në prehër kishte vajzën e saj 3-vjeçare, të cilën e takuam sot. Ndonëse urdhërdhënësit dhe kryerësit njihen me emër dhe mbiemër, askush nuk u dënua për këtë masakër. Sot, ne nderojmë kujtimin e të rënëve, martirëve dhe dëshmorëve tanë të kombit, duke ripërsëritur edhe kërkesën për drejtësi. Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të kombit”, theksoi kryetarja Haxhiu./Arbresh.info
Prokuroria Speciale do të ankohet në Apel për rastin e 1 mi...
Një raketë godet Dubain, shpërthim i fortë në Palm Island pr...
Raportohet se lideri suprem i Iranit është vrarë, flet minis...
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...
Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thi...