Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka folur për Komandantin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërgurin.
Ajo ka postuar një fotografi ku Gërguri shihet teksa e godet në tokë një njeri, e që ky siç ka thënë Haxhiu është babai i saj që kishte marrë pjesë në protestën e 22 tetorit të vitit 2012.
Haxhiu ka thënë se krimet e tilla nuk vjetërsohen. Ndërsa Gërgurit i ka thënë se njëherë drejtësia do të triumfojë dhe do të mbahesh edhe ti përgjegjësi, njofton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Haxhiut:
“Do të doja shumë që Amir Gërguri ta shihte këtë foto. Është qizmja e zezë e tij mbi kokën dhe trupin e babait tim 62 vjeçar në protestën e 22 tetorit të vitit 2012. Pikërisht në këtë protestë ku nga dhuna policore ndaj qytetarëve humbi jetën Irisi.
Krimet e tilla nuk vjetërsohen asnjëherë!
Drejtësia njëherë do të triumfojë dhe do të mbahesh edhe ti përgjegjës!”
Kjo është edhe fotografia që ka postuar Haxhiu:
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar