Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, pas mbledhjes së qeverisë në një konferencë me gazetarë foli për adresimin për krimet e luftës dhe ballafaqimi me të kaluarën.
“Pasi që jeni në dijeni, adresimi për krime të luftës dhe ballafaqimi me të kaluarën mbetet një nga prioritetet kryesore e qeverisë së Kosovës, përmes të cilës Ministria e Drejtësisë është e angazhuar që nga fillimi mandatit”, tha ministrja Haxhiu.
Ajo tha se tashmë janë ndërmarrë shumë veprime për adresimin e krimeve që janë ndërmarrë gjatë periudhës së luftës në Kosovë të kryera nga Serbia.
Ministrja Haxhiu tutje bëri të ditur disa nga veprimet kryesore që ndërlidhen me një nga dokumentet më të rëndësishme që sapo është miratuar në qeveri, ku ajo përmendi sektorin e policisë, në të cilin sektor është ngritur një strukturë e re me 41 hetues, që dikur numëroheshin 17 hetues, tani janë 32, por që pjesa tjetër pritet të plotësohet shumë shpejt.
Haxhiu përmendi buxhetin e shtuar në KPK, në mënyrë që të shtohet numri i prokurorëve profesionalë e përkthyes, staf shtesë, me rol mbështetës në adresimin e krimeve të luftës.
Ajo pati vërejtje në mungesën e stafit në Prokurorisë Speciale, ngase, sipas saj, ka shumë dosje që ende presin për t’u trajtuar, duke pasur parasysh krimet e luftës, si dhe gjykimet në mungesë./rtk/
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvend...
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...
“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protest...