Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 24 marsin e vitit 1999, ditën kur filluan bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe, duke ndryshuar kështu rrjedhën e historisë së Kosovës.
Haxhiu ka shtuar se si përgjigje ndaj ciklit të dhunës që mori trajtë gjenocidi dhe politikave të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës, 19 vende të NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën fushatën ajrore kundër caqeve policore dhe ushtarake serbe, që zgjati 78 ditë.
Gjatë kësaj periudhe, ka theksuar kryetarja e Kuvendit, ndërhyrja e NATO-s nga ajri dhe qëndresa e UÇK-së në terren u ndërthurën në një çast përcaktues për Kosovën.
“Nderojmë, me mirënjohje, rolin vendimtar të NATO-s, sakrificën e UÇK-së dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës. Jemi përherë falënderues për mbështetjen e miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë që nuk na lanë vetëm në momentet më të vështira”, ka theksuar kryetarja Albulena Haxhiu./Arbresh.info
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...