Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, tha se 17 shkurti përfaqëson një ditë historike që u arrit përmes sakrificës dhe luftës për liri.
Ajo kujtoi se kjo ditë është rezultat i përpjekjeve dhe gjakut të dëshmorëve, duke shtuar se institucionet dhe qytetarët duhet të përkulen me respekt para atyre që dhanë gjithçka për lirinë e vendit.
“Në këtë ditë ne kujtojmë dhe ndihemi krenarë për heroizimin e familjes së Komandantit Legjendar Adem Jasharit, dhe gjithë Jasharëve që u bënë simbol i rezistencës sonë të fuqishme kundër okupimit. Kujtojmë dhe nderojmë urtësinë e Presidentit Ibrahim Rugova, që orientoi Kosovën drejt mbështetjes ndërkombëtare, kujtojmë qëndresën e pathyeshme të bacës Adem, Adem Demaçit, udhërrëfyesit tonë që mbetet shembull i sakrificës sonë në rrugën e tij për liri dhe dinjitet, këto tri linja të historisë sonë çlirimtare e fitimtare u ngritën lart mbi lavdinë tonë shekullore të qëndresës ndaj okupimit”, tha Haxhiu.
Ajo foli gjithashtu për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar në historinë e vendit dhe duke paralajmëruar për rrezikun e shtrembërimit të së vërtetës historike.
“Çdo përpjekje për ta shkëputur këtë luftë nga konteksti i saj historik dhe politik, rrezikon ta shtrembërojë të vërtetën e asaj kohe. Aq shumë kishte besim në drejtësinë e luftës sonë sa që bota demokratike asokohe intervenoi dhe më vonë e mbështeti pavarësinë tonë”, u shpreh ajo.
Haxhiu tha se populli i Kosovës e përjeton si të padrejtë Gjykatën Speciale dhe këtë gjykim, sipas saj, pasi anashkalon të gjitha rrethanat e kësaj lufte, të cilën ajo e cilësoi si gjenocid për spastrim etnik.
Në fund, Haxhiu theksoi se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën historike dhe vlerat e luftës për liri.
“Institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri dhe parimet themelore të drejtësisë, duke e kundërshtuar çdo përpjekje për ta deformuar atë”, tha ajo.
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...