Në shënim të 14 Prillit, që njihet si Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Ushtruesja e Detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës dhe njëherësh kryetarja e Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe të mbijetuar të dhunës seksuale, kanë bërë homazhe te Memoriali “Heroinat”.
Me këtë rast, Haxhiu bëri të ditur se gjatë kohëve të fundit janë ngritur edhe 12 aktakuza për rastet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“Sot së bashku me Kryeministrin Kurti, me Vasfijen, Feriden, Danin, ministra e deputetë, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile, jemi këtu pranë memorialit ‘Heroinat’ për të nderuar sakrificën dhe dinjitetin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Këto janë histori dhimbjeje, por edhe qëndrese e force të jashtëzakonshme”, tha ajo.
Haxhiu theksoi se institucionet kanë ende shumë punë për drejtësi dhe përgjegjësi, duke bërë të ditur se “gjatë kohëve të fundit janë ngritur edhe 12 aktakuza për dhunën seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, si dhe janë dhënë tri vendime dënuese, dy në Gjykatën Themelore dhe një i formës së prerë.
Ajo shtoi se institucionet do të vazhdojnë angazhimin për mbështetjen e të mbijetuarve dhe ndjekjen e krimeve të luftës, duke falënderuar organizatat e shoqërisë civile për kontributin e tyre shumëvjeçar.
“Fajtorë janë kriminelët që i kanë kryer këto krime”, u shpreh Haxhiu, duke kërkuar po ashtu presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për dorëzimin e të akuzuarve dhe duke theksuar rëndësinë e gjykimeve në mungesë si mundësi për të afruar drejtësi për viktimat dhe të mbijetuarit.
Ndryshe, 14 prilli është caktuar Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.
Të paktën 11 të vrarë nga sulmet izraelite në Libanin jugor
Vritet 20-vjeçari në Suedi, raportohet se është shqiptar
Gjykata e Lartë shqyrton më 23 prill kërkesën e Ilir Metës p...
Faton Tahiri nderohet me mirënjohje për aktin heroik në liqe...
Kurti mori pjesë në tryezën e organizuar në shënim të 14 Pri...
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut pasi mori pasaportën shqiptar...