Haxhi Shala, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Kosovës i duhet një koalicion më i gjerë qeverisës për të përfunduar bisedimet me Serbinë.
Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se përplasjet brenda koalicionit për çështjet e dialogut me Serbinë nuk e rrezikojnë qëndrueshmërinë e Qeverisë.
“Ne kemi shfaq qysh në fillim qëndrimin se për temat e diskutuara më herët s’kemi pse të kthehemi prapa. Ka ardhur fundi i bisedimeve. Jemi lodhur me temat që janë diskutuar rrafsh qe dhjetë vjet. Jemi kundër diskutimit të temave të biseduara deri tash. Kjo nuk e rrezikon qëndrueshmërinë e koalicionit. Janë vetëm biseda brenda koalicionit qeveritar. Secila parti duhet t’i shprehë idetë e veta”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, përgjegjësia për ndryshimet në koalicionin qeverisës i takon partisë më të madhe brenda, LDK-së. Ai ka thënë se nuk është kundër pranimit të Partisë Demokratike të Kosovës në koalicion.
“Mbetet të shihet çka do të ndodhë, por nëse duhet të rritet pse të mos bëhet. Besoj se në këtë kohë vendit i duhet koalicion më i gjerë për të përfunduar bisedimet me Serbinë. Po përflitet që do të jetë PDK-ja. Ajo deklaroi se s’do të jetë pjesë në bisedime, por unë u bëj ftesë edhe PDK-së edhe VV-së të jenë të paktën në tavolinën e bisedimeve”, ka shtuar tutje ai./koha.net/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...