Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka reaguar ashpër ndaj kritikëve të tij, të cilët i ka quajtur “armata e trushpërlarëve militant në pozita e pa pozita në LDK”, duke thënë se po e akuzojnë atë pa aryse.
Avdyli ka thënë se 6 herë ka votuar pro miratimit të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, dhe përsëri është sulmuar.
Ai ka shprehur dyshime nëse do të duhej ta votonte këtë projektligj ose jo, pasi tha se pa “arrogancën infantile të disa qeveritarëve të ngazëllyer me pushtetin”, shkruan Arbresh.info.
“Ligji për rimëkëmbje ekonomike kaloi në lexim të parë. Unë votova për 6-të herë pro. Edhe pse kam votuar pro ligjit , nënshkrimi pro thirrjes së seancês e cila bëhet me 40 nënshkrime nuk e pata nënshkruar, armata e trushpërlarëve militant në pozita e pa pozita në LDK nisën me akuza që me sharjet e fyrjet e tyre po ia kalojnë krejt militantëve të partive bashkë. Kur ia shtojmë kësaj edhe arrogancën infantile të disa Qeveritarëve të ngazëllyer me pushtetin, edhe ndoshta sdo duhej ta votoja per 6 herë”, ka shkruar Avdyli.
Ai ka thënë se ky projektligj ka mangësi dhe se shpreson që ai të përmirësohet.
“Por përkundër që ky ligj edhe ka mangësi, edhe përkundër injorancës e arrogancës e disave ,unë zgjodha interesin dhe thirrjen e qytetarëve pa ngarkesa politike. Tani mbetet që ky ligj të përmirësohet dhe rimëkëmbjen duhet ta shohim më gjerë sesa 10% i tërheqjes së parave tona të pleqërisë”, ka shkruar Avdyli.
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...