Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë një sqarim publik lidhur me funksionin e tij brenda Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes dhe rolin e tij në projektin politik Guxo, pas deklaratave të ministres Donika Gërvalla-Schwarz dhe përplasjeve politike që kanë ndodhur kohët e fundit.
Avdyli thekson se dorëheqja e tij nga funksionet brenda Guxo nuk pengon pjesëmarrjen e tij në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes deri në përfundim të mandatit
Deputeti shton se, pavarësisht dorëheqjes së tij nga funksionet në Guxo, ai nuk ka ndërmend të tentojë të futet me forcë në takime të grupit parlamentar nëse konsiderohet i paftuar, duke kritikuar sjelljet e mëparshme që tentonin të imponoheshin në strukturat e partisë pa të drejtë pjesëmarrjeje.
Postmi i plotë:
SQARIM PUBLIK
Për Donika Gërvalla-Schwarz e cila akoma nuk arriti të lexoi drejt aktin e dorëheqjes time nga funksionet në Guxo. Dhe pse kjo dorëheqje nuk është pengesë të jem pjesë e grupit parlamentar të #vetevendosje deri në përfundim të mandatit.
– Në Kuvendin e Kosovës, nuk ka grup VV- Guxo-A, por ka vetëm grup parlamentar të Vetëvendosjes.
– Nga 7 deputetë të Guxo vetëm dy ishim me funksione partiake e anëtar të forumeve partiake, të tjerët në asnjë forum nuk janë anëtar por kjo si ndalon të jenë deputet te grupit parlamentar te VV-së
-Në grupin parlamentar të VV-së janë së paku 3 deputetë që njoh, qe kurrë skanë pasë librezë partie VV apo Guxo e pas zgjedhjes deputet, e akoma nuk kam dëgjuar të jenë anëtarësuar ne asnjë parti.
Në pranverën e turbulencave të mëdha politike, të vitit 2020, kur bashkë me Vjosa Osmani , votuam kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 e më pastaj as nuk votuam Qeverinë Hoti, ne vazhduam formalisht te jemi pjese e grupit parlamentar te LDK-në deri në zgjedhjet e vitit 2021.
Për pasojë e këtyre përplasjeve të mëdha politike lindi projekti politik #Guxo, ku themeluese e ideatore i saj ishte Vjosa Osmani, e cila me bashkimin politik me Vetëvendosjen, sollën ndryshimin e madh të 14 shkurtit.
Edhe pse veq dy orë para mbylljes se listave per deputet, ju u bashkuat kësaj liste të referendumit, unë e vlerësoj kontributin tuaj për këtë kapitull te ri politik që ndodhi në Kosovë .
– Përkunder këtyre sqarimeve, mjafton një SMS nga Kryetarja e grupit parlamentar Arbërie Nagavci, apo nga sekretariati, që jam i padëshiruar në takimet e grupit parlamentar, sepse sqenkam më nënkryetar në parti, e funksione tjera ne Guxo, atëherë unë nuk marr pjesë as në mbledhje as aktivitete tjera në të cilin më kanë deleguar qytetarët.
Kjo sbesoj që do ndodh, por supozojmë që ju do ndërhyni e të ndodh, unë prapë se prapë nuk do tentoj që me forcë te futem brenda ne takime si i paftuar.
E më pak të bëj skena si ju, kur para më shumë se 10 vite, tentove me forcë merrje pjesë në takim te KP te LDK-së ku as nuk ishit anëtar, as nuk kishit ftesë, as drejtë pjesemarrjeje. Dhe për ironi e fatit ishte e vetmja Vjosa Osmani atëbotë, që solidarizua me ju deri ne kacafytje.
Përkundër ketij solidarizimi të atëhershëm, dhe insistimit të saj shumë mujor në vitin 2021 për aktivizimin tuaj në politikë, gjatë intervistës se mbrëmshme, nuk patët guximin ta thoni së paku një fjalë solidarizimi apo dënim të fjalorit të shpifjeve më të ulëta, e konsipiracioneve më të çmendura, deri te kërcënimet me jetë.
Të gjitha këto të pasuara pas shprehjes së vullnetit legjitim edhe për nja mandat si Presidente e per vazhdimin e punëve të mira për shtetin e Kosovës, për të cilat publikisht jeni shpreh edhe ju që ishin të tilla.
#GUXO lindi nga guximi jo vetëm për ballafaqim me keqqeverisjen, por edhe në ringritje për dinjitet e kunder shpifjeve e padrejtësive.
Sot me dashje apo pa dashje ky projekt politik po shkon drejt zhdukjes, ku ska më as kryesi as këshill të përgjithshëm me kuorum.
Kjo situatë ka ardhur jo në mënyrë impulsive, por përmes injorimit, mbyllje e të zyreve, nënçmimit, ikjes nga diskutimet me aktivistë e veprimtarë shumë të devotshëm që një nga një, po ikin, shumë nga ta në heshtje.
Por jam i bindur se ideja e Guxo do jeton shumë gjatë edhe se vetë angazhimi ynë në politikë.
Sepse kjo ide lindi jo vetëm nga përplasjet politike e karrieriste por nga nevoja per ndryshim, e për kauzën për Kosovën më të mirë, zhvilluar, të drejtë e me mundësi të barabarta për të gjithë.
Të gjithë përkrahësve pro et kontra, ju siguroj që unë jam po i njëjti, dhe qëndroj në të gjitha deklaratat e kauzat e mëhershme. Shqetësimet më shumicën nga ju i kemi të njëjta, por këndvështrimet ngapak mund ti i kemi të ndryshme, për shkak se edhe informatat nuk i kemi të njejta.
Për fund, një falenderim për ftesat e shumta për intervista në TV që kam marr.
Të nderuar gazetarë po kërkoj mirëkuptimin tuaj, për mospjesëmarrje në intervista e debate edhe për një kohë.
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
“Të gjithë e vlerësuan Mourinhon dhe Chelsean”, Henry krahas...
Kushtetuesja ka filluar shqyrtimin e dekretit të presidentes...
Prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani në mbajtje për 48 orë
Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi i...
Rezoluta e plotë e Kuvendit për shpalljen e Iranit shtet spo...