Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të PZAP-së për votat nga Serbia e që gati 1500 vendvotime të shkojnë në rinumërim.
Haxhiu ka shkruar në Facebook, se me zgjedhjet më të mira që janë mbajtur ndonjëherë në Kosovë, PZAP ka zgjedhur që të tallet duke dërguar rreth 1500 kuti në rinumën. Këtë institucion ajo e ka quajtur joserioz, transmeton arbresh.info.
“Me zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë, PZAP ka gjetur të tallet duke dërguar rreth 1500 kuti në rinumërim. Institucion joserioz dhe duket i ndikuar fatkeqësisht”, tha e njejta.
Tutje, Haxhiu ka shkruar se megjithatë, kjo nuk e ndalë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kot e kanë, fitoren e Lëvizjes nuk e ndalin dot, vullnetin e popullit nuk mund ta përmbysin ndonëse tentojnë ta vonojnë jetësimin e tij”, tha ajo.
Të gjitha subjektet kanë të drejtë ankese për këtë vendim brenda 24 orëve në Gjykatën Supreme./arbresh.info/
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...
Bedri Hamza do i vizitojë Thaçin e Veselin në Hagë
Kurti njofton se anija me ndihma të Kosovës në vlerë prej 50...