Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, festoi fitoren në Prizren së bashku me Albin Kurtin.
Por a do të thotë kjo se ai mbështet Kurtin, pas ndarjes në dy kampe të kësaj partie.
Mytaher Haskuka i cili në fund të vitit që po lëm pas zgjodh kryetar i Prizrenit, ka treguar nëse është mbështetës i Kurtit në Vetëvendosje.
Për Klan Kosovën, Haskuka tha se ‘Kurti është kryetar i zemrave’ në këtë parti.
“Edhe pse shpendët kanë dy krahë për të fluturuar, Vetëvendosja e ka vetëm një krah”, tha Haskuka.
Përcarja në Vetëvendosje u bë publike kur u publikua një mesazh i Aida Dërgutit, e cila e quante ‘mut’ Kurtin. Kjo e fundit dha dorëheqje nga Kryesia e VV’së derisa u mblodh Këshilli i Përgjithshëm i partisë.
U vendos për zgjedhje të brendshme derisa Kurti ka paraqit kandidaturën e tij për kryetar.
Përurohet Instituti i Anatomisë Patologjike në QKUK
Kurti paralajmëron takim me liderët e opozitës për çështjen ...
“Ia dhashë 28 dhjetorin për zgjedhje”, Kurti i kundërpërgjig...
Kurti: Duhet marrëveshje me opozitën për presidentin, jo zgj...
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...