Deputeti nga Prizreni i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, është shprehur i zhgënjyer me reagimin e institucioneve lokale në Prizren për rastin e Xheneta Gashit – trevjeçarja që vdiq pasi muri i një shtëpie të vjetër u shemb mbi të në Zonën Historike të Prizrenit.
“Kaluan një javë nga tragjedia në Prizren dhe reagimi i vetëm institucional ishte vendosja e gypave të kanalizimit rreth objekteve të trashëgimisë”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Nuk ka as inicim të ndonjë rasti në prokurori, kërkesë për përgjegjësi e as deklaratë nga zyrtarët qeveritarë dhe ‘presidenti’”.
“Çka kish ndodhë nëse viktima mos të kish qenë fëmija e një grumbulluesi kanaqesh por të kish qenë p.sh. ndonjë turist i huaj të themi anglez? Apo nëse Xheneta të kish pas emrin Slavenka? Çka të kish ndodhë diçka e tillë në Komunën e Prishtinës e cila qeveriset nga Vetëvendosje?”.
“Me siguri edhe presidenti i gazit edhe kryeministri i Zajednicës e edhe ministrat e tyre ishin qu peshë, për përgjegjësi dhe kishin inicu rast në prokurori. Me siguri rasti kish shku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ish diskutu gjerë e gjatë”, ka shkruar Haskuka.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...