Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar veprimin e ambasadorit të Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell i cili ishte larguar nga debati me OJQ derisa Thaçi po deklaronte se krijim i Gjykatës Speciale nga Kosova ishte bërë nën presionin ndërkombëtar.
Thaçi sot është pyetur nga mediat pas një takimi me homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta se si e komenton largimin e tij nga debati derisa ai po fliste.
Thaçi ka thënë se nuk e ka vërejtur as prezencën e as largimin e tij, por nëse e ka bërë për shkak të fjalimit të tij, atëherë kjo është sjellje fëmijërore, shkruan arbresh.info.
“Unë as s’kam shikuar as se kam vërejtur që ka qenë brenda as që ka dalë jashtë, nëse ka dalë për punë të veta është vendi, i tij, çështje e tij, nëse ka dalë si rezultat i pakënaqësisë së tij në debat atëherë është sjellje, fëmijërore e aspak diplomatike”, ka thënë Thaçi.
/arbresh.info/
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...