Sipas juristit, Bardhyl Hasanpapaj, opozita nuk po bën asnjë fushatë politike për rrëzimin e Qeverisë Kurti 2, prandaj kjo qeveri sipas tij nuk mund të rrëzohet vetë.
“Kryeministrin Kurti nuk ka kush e rrëzon”, kështu ka deklaruar juristi, Bardhyl Hasanpapaj në lidhje me deklaratat e Shefit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili kishte thënë se Qeveria Kurti 2 pritet të rrëzohet në vjeshtën e vonë.
Hasanpapaj në emisionin “Debat Plus”, për këtë deklaratë ka thënë se ishte interesante sepse siç thotë ai, Qeveria nuk bie vetë, ndërsa opozita nuk po bën asnjë fushatë politike për rrëzimin e Qeverisë Kurti 2.
“Opozita mezi nuk po pret të shkojë në pushime, ashtu kshtu ka qenë në pushime”, ka thënë Hasanpapaj.
Sipas tij, kjo deklaratë e Gashit ka qenë një ide e çastit e pamenduar mirë e jo ndonjë qëndrim zyrtar i tij.
Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava
Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Prish...
Guardiola hyn në ndeshje për përmbysje, Arbeloa nuk e ndrysh...
Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Šabanadžović
Osmani mirëpret zbatimin e vendimit të BE-së për heqjen e ma...
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad