Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Nenad Rashiq nuk ka asnjë të drejtë të propozohet për nënkryetar në emër të komunitetit serb, duke shtuar se këtë nuk ia lejon as Kushtetuta e as Rregullorja, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se votimi duhet të bëhet nga shumica e komunitetit serb, gjë që Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit e përcaktojnë qartë
“Zoti Rashiq nuk ka asnjë të drejtë të propozohet, as sipas Kushtetutës së Kosovës dhe as sipas Rregullores së Kuvendit. Votimi duhet të bëhet nga shumica e komunitetit serb, gjë që Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit e përcaktojnë qartë. Rregullorja është akti i vetëm nënligjor që normohet plotësisht me Kushtetutën e Kosovës dhe shërben si parametër matës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve të Kuvendit të Kosovës, nëse ato përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar Hasani.
Sipas Hasanit, propozimin mund ta bëjë vetëm grupi parlamentar i serbëve në Kuvendin e Kosovës.
“… zoti Nenad Rashiq, të cilin e kam mik të vjetër, nuk ka të drejtë dhe nuk mund të propozohet për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës në emër të komunitetit serb. Atë propozim mund ta bëjë vetëm grupi parlamentar i serbëve në Kuvendin e Kosovës, pas një votimi të brendshëm me shumicë të votave dhe me procedurë të rregullt, gjithmonë me shkrim”, ka deklaruar Hasani për Nacionale.
Hasani ka thënë se në të tri pushtetet duhet të ketë përfaqësim adekuat të komuniteteve joshumicë.
“Në të gjitha këto institucione duhet të ketë përfaqësim adekuat të komuniteteve joshumicë. Nuk mund të pyetet dhe të vendos komuniteti shumicë për të drejtat kushtetuese të komuniteteve joshumicë. Kush nuk e kupton këtë parim, është në lajthim të thellë”, ka shtuar Hasani.
Nenad Rashiq nga Partia Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nuk i mori votat e mjaftueshme për tu zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga Komuniteti serb.
Ai mori 55 vota pro, 17 abstenime dhe 1 kundër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan pro.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës abstenuan.
LDK dhe Lista Serbe nuk morën pjesë në votim, ndërkohë që AAK dhe Nisma nuk ishin në sallë.
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...