Kandidati për deputet nga NISMA Bajram Hasani, ka thënë se qytetari i Kosovës më 11 qershor do të dijë se për kënd të përcaktohet. Sipas tij, qytetari i Kosovës tashmë e ka të qartë se kush janë ata që kanë punuar në çlirimin, krijimin dhe ndërtimin e këtij shteti.
“Ata e dinë se kush mund t’i shtyjë përpara çështjet e mëdha të Kosovës. Qytetari është i vetëdijshëm për kënd do përcaktohet dhe kush janë ata që gjithnjë e mbajnë fjalën. Ne në NISMA e kemi dëshmuar që qytetarin e kemi në rend të parë, sepse gjithnjë e respektojmë fjalën e dhënë”, ka thënë Hasani.
Hasani i cili në këto zgjedhje garon me numrin 22, ka thënë se gjatë disa takimeve me qytetarë e kryesisht të rinj, e ka vërejtur tek ta disponimin për fitoren e kandidatëve të NISMA’së dhe mbështetjen e madhe për Ramush Haradinajn.
“Për një Kosovë ku të rinjtë do të jenë prioritet me mundësi shkollimi e punësimi, për një Kosovë me punëtorë të kënaqur me pagat e tyre e pensionist me pensione të dinjitetshme atëherë besoni në listën tonë. Besoni në ne sepse aty ku është NISMA, është edhe fitorja e suksesi. Ëndrra për tu bërë kryeministër kësaj radhe kandidatit të LDK-AKR-Alternativa dhe kandidatit të Vetëvendosjes do tu mbetet vetëm ëndërr në sirtar”, ka thënë Hasani./Arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë