Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se Durim Limaj, djali i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, u emërua me kërkesën e tij dhe se kundër kësaj kërkese ishte vetë babai i tij.
Hasani ka thënë se Durim Limaj është emëruar për shkak se është njohës i fushës dhe se është arsimuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Po, unë e kam marr Durim Limaj për shef të kabinetit sepse është aktivist i Nismës, është djalë i zoti. Djalë që ka kryer arsimimin në SHBA. Është ekonomist dhe njohës i fushës. Këto janë emërime politike dhe ministri ka të drejtë që të përzgjedh. Ka qenë kërkesë që unë ta kem në kabinet Durimin, Limaj ka qenë kundër, por ka qenë kërkesë e mija”, ka thënë Hasani./Koha.net/
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...