Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lidhur me raportet Kosovë-SHBA ai tha se janë dy faktorë, i pari është strukturor që lidhet me gjendjen e përgjithshme të marrëdhënieve ndërkombëtare sot dhe rolin e Amerikës në to, dhe e dyta lidhet me profilin psikologjik dhe ideologjik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Marëdhëniet ndërkombëtare, Hasani tha se tash e sa vite janë në procesin e ridefinimit dhe se për këtë nevojiten dekada.
Hasani tha se Kurti “anti-amerikanizmin e ka bindje” dhe se ai është anti-imperialist i ekstremit të majtë.
“Sa i përket profilit psikologjik dhe ideologjik do të thotë Albin Kurtin unë e kam përcjellë një kohë, kam pas edhe muhabet të afërt do të thosha për disa vite dhe e kam lexu, e kam përcjell dhe zoti Kurti është anti-imperialist i ekstremit të majtë me kuptim mbi të gjitha anti-amrikanizmin, e ka bindje. Do të thotë ai dhe një rreth i caktum i njerëzve që i njoh- literatura që lexojnë, diskursin që kane zhvillu dhe e zhvillojnë është do të thotë… se anti-imperializmi ka lloj-lloj rrymash ideologjike siç quhet ajo fryma Seatel”, ka deklaruar Hasani për “Betimi për Drejtësi“.
Sipas Hasanit, Kurti bindjet e veta i ka fshehur me qëllim që t’i ruajë votat.
“Por ky i takon rrymës së ekstremit të majtë që ndryshon sepse ajo është bindje dhe ai këtë vazhdon ta fshehë dhe e ka fshehur prej kohës që vjen në pushtet duke e ditur sentitmentin e përgjithshëm të popullit të Kosovës me qëllim ta ruajë votën. Politikisht kjo është jashtëzakonisht legjitime dhe deri ku të shkon – ecën, vazhdon dhe një moment e kupton që megjithatë edhe ideologjia i ka kufijtë e vet”, përfundoi Hasani.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese po ashtu foli edhe për dallimet në mes të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
“Dallimi është si nata me ditë, do të thotë diametralisht i kundërt”, përshkroi Hasani.
Hasani për Rugovën tha se ishte intelektual.
“Rugova ka qenë intelektual do të thotë në krahasim me Kurtin, burrë i jashtëzakonshëm do të thotë i pakrahasueshëm. Po t’i lexosh veprat e tij, unë kam shkruar për një botim që tash është botuar nga Fondacioni Ibrahim Rugova për përfaqësimin politik të konceptit të tij tek vepra e “Refuzimit estetik”, fillimisht si shkrim e pastaj edhe si libër; është doktroina e Abatit e doktrinarëve liberal-racionale do të thosha të Revolucionit Francez ajo që më vonë është quajt Grupi i Kopetit dhe rrugëtimi i tij, specializimi i tij ta zë në Francë që është manifestuar çdo vepër të tij letrare e ka bë atë edhe një grup shumë të vogël në Prishtinë që të dallohet prej të gjithë atyre që e kanë kultivuar”, u shpreh Hasani.
Ndërsa për Kurtin, Hasani tha se ka formim të kufizuar të shkencave shoqërore.
“Ndërkohë që Kurti shihet qartë që ka formim të kufizuar të shkencave shoqërore. Shumë të kufizuar. Edhe ai diskurs, ajo dije që mund të shihet nga ne në aspektin, përgjithësisht po e marr normaliteti është më shumë pjesë që shpesh e them dije Wikipedike. Nuk është sistemike. Është dije që bëhet më shumë për me i impresionu të tjerët se sa që është dije e thellë. Po e fus aty se kam ni duke fol edhe për histori të artit edhe histori të Rilindjes që do të thotë janë shkenca që është dije shumë ma shumë e cektë”, përfundoi Hasani.
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...