Alternativa dhe Kryesia Qendrore, kanë mbajtur konferencë për medie për të prezantuar qëndrimin e subjektit politik lidhur me “Sistemin e drejtësisë, defektet dhe ndryshimet që duhen bërë”.
Anëtari i kryesisë Hasan Preteni, ka thënë se ligji më i fuqishëm është kodi penal që ka hyrë ne fuqi më 1 janar të viti 2013, dhe është thënë se me këtë kod do të bëhen ndryshime të mëdha, dhe deri më tani nuk është shënuar asnjë dënim.
“Për ilustrim duhet t’i cekur 3 ligje, ligji më i fuqishëm është kodi penal i cili ka hyre në fuqi, me 1 janar të vitit 2013 në atë kohë është thënë se me këtë kod do të bëhen ndryshime do të luftohet korrupsioni tek pjesa e deklarimit të pasurisë, dhe çka ndodhi tani nuk është shënuar asnjë dënim nga gjykatat e vendit. Elementi i dytë që duhet ta ketë kuvendi është mbikëqyrja asnjë prej qytetarëve prokurorin e kuvendit nuk e ka parë në foltoren e kuvendit. E kanë obligim të gjitha institucionet prej presidentit të vine të raportojnë në kuvend. Alternative do të kërkojë në vazhdimësi që ligjet mos të ndryshojnë pa ekspertizë. Alternativa gjithaq kërkon nga kuvendi që ta realizon misionin e vet të mbikëqyrja, janë më shumë se 50 institucione të pavarura. 20 vite liri asnjë zyrtar i lart nuk është gjykuar për korrupsion. Alternative kërkon që te prokurorit të ketë rend dhe rregull”, ka thënë Preteni./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1166093070237051/
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...