Biznesmeni shqiptaro-amerikan,Harry Bajraktari, që jeton e vepron në Amerikë ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Daci, pas humbjen së djalit të tyre Arianit
Për ikjen e hershme të Arianit, Harry ka thënë se është humbje e madhe për krejt Kosovën.
“Me rastin e vdekjes tragjike të djalit tuaj Arian Dacit, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta ju dhe familja juaj.
Në këto momente të vështira për ju dhe familjen tuaj, ndaj dhimbjen e thellë me ju . Kjo nuk është humbje vetëm për ju, por edhe për Kosovën, sepse kontributi i tij si zëvendës-ministër në Qeverinë e Kosovës, ishte i rëndësishëm .
Gjithmonë ta kujtoni me dashuri dhe mall, duke u ndi krenar për djalin që patët. Zoti ju dhashtë forcë!”, thuhet në ngushëllimin e tij.
Arian Daci vdiq dje gjatë skijimin në Brezovicë, pas vetes la gruan dhe dy fëmijë.
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!