Ish-anëtari i LDK’së, Astrit Haraqija, ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje përsëri, atëherë LDK do të dilte e para.
Haraqija ishte duke folur për videon e lansuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku tregonte se po shkonte tek presidenti i vendit pa marrëveshje me LDK’në. Haraqija ka thënë se këto video janë të panevojshme dhe se po bëhen për të fajësuar LDK’në, por që kjo nuk do të arrihet.
“Nëse shkojmë nesër në zgjedhje LDK del e para”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka shtuar se kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, duhet të dërgohet tek një mjek për shkak nuk po tregohet vetja, dhe se po duron tepër Albin Kurtin. /Express/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...