Haradinaj: Zyrtari i ZPS-së më bënte pyetje që mu duken truke të fëmijëve

16:42 | 11 Janar 2022

Që nga ora 9 e 30 e mëngjesit kur ka filluar seanca gjyqësore, në rastin Gucati e Haradinaj, e deri më tani ende po vazhdon Haradinaj me dëshminë e tij para trupit gjykues.

Në këtë pjesë të seancës, Haradinaj ka shpjeguar se çka ka diskutuar me zyrtarin e Dhomave të Specializuara dhe si kanë rrjedh gjërat, raporton arbresh.info

Avokati: Përpara pushimit po thoshit se në konferencën për shtyp i këshilluat gazetarët që të mos i publikojnë emrat e dëshmitarëve, pse e bëtë këtë?

Haradinaj: Sepse e dëgjuam shpesh, nga avokat, shoqëria civile, njerëz të ndryshëm, jurista, dëgjonim që nuk është kurrfarë thyerje e ligjit nëse nuk përmendin emra, krijuam bindje që nuk po e thejm ligjin, kështu i njoftuam edhe ata.

Avokat: Pas konferencës së dytë për shtyp ku shkuat?

Haradinaj: Kem mbërri në zyrën poshtë, në zyrën kryesore të Kryetarit, korridori ishte plot me gazetarë dhe aty kam qëndruar.

Avokati:A ju kujtohet sa keni qëndruar në zyre?

Haradinaj: Kam qëndruar deri dikur, masnej është dashtë me dal se edhe shoqen e kam pas sëmur është dashtë me shku në spital dmth skam ndejt deri në ora 4.

Avokati: Gjatë kësaj kohe a ju kontaktoi ndokush nga ZPS?

Haradinaj: Po e përsërisë kurrë në asnjë kohë.

Avokati: A dini nëse ZPS ka kontaktuar ndonjë person tjetër të OVL-UÇK pas konferencës së dytë?

Haradinaj: Unë jo.

Avokati: A keni dijeni se në ndonjë moment atë ditë të jetë kontaktuar Klinku nga ZPS-ja?

Haradinaj: Nëse mendoni kështu Klinaku ka qenë i kontaktuar kur ka ardhë paketa e parë.

Paragrafin 81 dhe 82 të deklaratës së tij

Haradinaj: Unë me datë 16 s’kam qenë i informum me datë 17 e kam marr vesh.

Avokati: Si e more vesh këtë , kur u ktheve në punë të nesërmen, këtë informacion a ta dha z. Klinaku?

Haradinaj: Nuk dëgjohet

Avokati: A të tha se kur e kishin thirr?

Haradinaj: Nga mbrëmja, masi u mbyll orari i punës.

Avokati: A të kujtohet që të ka thënë Klinaku, a të kujtohet se kush e kontaktoi nga ZPS z. Klinaku?

Haradinaj: Dëshmitari 1, zakonisht ai i ka bo kontaktet, megjithëse shprehimisht, është shpreh se na kanë thirr ata të Zyrës së Prokurorit, mirëpo ma vonë u sqaru që është i njëjti njeri, aty e di që është dëshmitari 1.

Avokati: Aq sa dini ju çka ju tha Klinaku?

Haradinaj: Ishte dakordu që të vinin nesër, na nuk e kemi dit saktë që kur kanë me ardh, unë kam qenë tu pi kafe të ajo pjesa e restorantit.

Avokati: A nuk ju duk e çuditshme që nuk erdhën më herët?

Haradinaj: Atëherë nuk mu ka dok e çuditshme, ndërsa tash më duket e çuditshme.

Avokati: Thatë që po pinit kafe, kur dëshmitari num 1 erdhi aty a ishte vetëm a me persona tjerë.

Haradinaj: Ka qenë vet i 3-ti.

Avokati: Me cilin prej këtyre 3 personave folët?

Haradinaj: Me bisedu për sa ka qenë prezent, kurrë kërkush s’ka fol me neve, përpos dëshmitarit 1 ai e flet gjuhën shqipe në mënyrë letrare ka pak aksent por e flet mirë shqipen.

Avokati: A kishte përkthyes të gjuhës angleze?

Haradinaj: Nuk është përdor asnjëherë përkthyesi, kemi fol vetëm shqip, ka fol rrjedhshëm dhe shumë bukur, e përgëzoj për gjuhën që flet.

Avokati: A e bëtë bisedën në restorant, apo shkuat diku tjetër?

Haradinaj: Nësë doni e shpjegoj si ngjarje, për herë të parë aty e kam pa një zyrtar, m’ka ardh një njeri shumë i shqetësuar, vesh me kapuq, bejsboll, pantollat safari, erdhi duke marrë frymë shumë i shqetësum.

Haradinaj: Ai më pyeti a jeni ju z Harandaj, po atëherë mu ka prezantu se është dëshmitari 1. I thash çka ke, çka je shqetësu?

Kemi shku në zyre, ka thënë diqka që unë e kam nënvleësu, që unë i kom kalu këto truqe të vjetra të heuesit. I thash rrugës ku pom njeh? Të njoh mirë je njeri i zoti, gjynah tha për ty e ke pagën e vogël i thash ska nevoj kur punoj për venin tem, më bëni përshtypje, fmijaq, trik i fëmijëve. Ashtu mu duk se kisha përvojë të hershme. Por e pash që ishte i shqetësuar për pagën time, por faleminderit që më tha se jam njeri i zoti.

Avokati: Thatë që pastaj shkuat në zyre, si mund ta përshkruani këtë bisedë miqësore?

Haradinaj; Kur kemi hy në zyre nuk ka qenë aq miqësor, kur është prezantu oficeri i dytë, ai filloj me ingjizu me telefon (Daniel Moberg, hetues në ZPS), aty ishte edhe Milaim Zeka, kur ai (Daniel Moberg) ingjizoi ai filloi me ingjizu edhe Milaim Zeka, dëshmitari 1. I ja heki telefonin i tha nuk bon me ingjizu, thash nëse nuk është e lejume për neve nuk është as për juve.

Tha ky nuk është tu ingjizu, masnej ka vazhdu edhe 1 min edhe ka vazhdu biseda krejt normale krejt miqësore, nëse ka qenë e tensionume situata ka qenë vetëm për këtë punën e ingjizimit.

Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj është konfirmuar më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj kanë zbuluar pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike. Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./ArditëShkodra/arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara