Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij se do të votonin një kandidat që partia e tij e cilëson si unifikues.
I pyetur nëse do të votonte Fatmir Limajn kryeparlamentar, Haradinaj për partnerin e tij të koalicionit në këto zgjedhje tha se është “e shkuar e harruar”.
“Nuk kam koment. Edhe në një prononcim për media kam thënë: e shkuar e harruar. Gati se nuk ekziston emri i tij as për diskutime as për tema të tilla”, tha Haradinaj.
Ai dhe Limaj ndanë rrugët për shkak se kreu i Nismës u tregua i gatshëm të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit – gjë të cilën Haradinaj e kundërshton kategorikisht.
Për ngërçin politik, Haradinaj tha se votojnë nëse propozohet një kandidat unifikues.
“Ndryshe nuk po dimë çka me bo për besë”.
“ Por, kemi përmend tre emra. Nëse njëri prej tyre kandidohet, e votojmë”, tha ai.
Haradinaj foli edhe për situatën me liberalizimin e tregut energjetik.
“Shqetësim serioz, jo veç për faktin që fillojnë tarifat e reja të energjisë. Nuk është vetëm keqpërdorim i një situate kjo, por janë të rrezikuar shumë vende të punës në prodhim. Pra, një rënie e madhe e prodhimtarisë edhe punës në prodhim, paraja do të eksportohet, pasojat do të jenë shumë më të mëdha në vend. Kjo është një temë, por ka shumë të tilla”, tha ai.
Këto deklarata Haradinaj i bëri pas dështimit të seancës së sotme të Kuvendit.
Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëven...
Rubio: Irani mund të diskutojë për herë të parë programin bë...
Hoxha takon Kos: Vlerësimi pozitiv i IBAR pasqyron përpjekje...
Haxhiu: Partneriteti me Italinë vazhdon në rrugën e përbashk...
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës