Me rastin e festës se 7 marsit ditës se mësuesit, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka vizituar shkollën fillore “Hasan Prishtina”, në Ulpian.
Me urimet më të mira për mësimdhënësit, Kryeministri tha se Kosova do të jetë vendi më i bukur dhe kërkoi nga nxënësit që të mësojnë për një të ardhme më të mirë.
“Është nderë me nda pak kohë me ju në një ditë të shënuar si 7 marsi. Deri në kohën e hapjes se shkollës shqipe ne nuk kemi pas të drejta. Jemi te vetëdijshëm për misionin mësimdhënës e kemi përkrah shkollën dhe arsimin ju lus të mësoni sepse ju duhet për të ardhmen. Kosova do të jetë vendi më i mirë në botë. Çdo porosi e mirë për këtë ditë mund të dërgohet nga kjo shkollë e cila është shembull për të mirë”, tha Kryeministri.
E pikërisht në këtë ditë Ministri i Arsimit, Shyqëri Bytyqi, kërkoj që shkollave t’u kthehet dinjiteti i mësimnxënjes.
“Urime gjithë mësimdhënësve 7 marsi, ndihem i privilegjuar ju uroj festen e 7 marsit. Nuk ka profesion më të mirë se të mësuesit. Duhet te bëjmë përpjekje ta kthejmë imazhin e mire të shkollave”.
E falënderim të veçantë për këtë ditë dhe për vizitën e Kryeministrit dhe Ministrit bëri Drejtoresha e Shkollës “Hasan Prishtina”, Sofie Ukshini./arbresh.info/

Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...