Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Komunën e Pejës dhe familjen e viktimave, pas vërshimeve tragjike të së shtunës.
Haradinaj ka ftuar qeverinë të ndajë një fond emergjent në mënyrë që t’u dalë në ndihmë qytetarëve që pësuan nga këto vërshime.
“Vizitova sot qytetin e Pejës, për të parë nga afër situatën e krijuar pas vërshimeve. Ndamë dhimbjen me familjen Ademaj, e cila humbi më të dashurit e tyre në këtë tragjedi. Ftoj Qeverinë e Kosovës dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Arbresh.info/
lexo edhe:
Haradinaj ngushëllon familjen që humbi familjarët si pasojë e vërshimeve në Pejë
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj