Nasim Haradinaj, nënkryetar i organizatës së OVL-së së UÇK-së, thotë se organizata e veteranëve të luftës ka bërë gjithë punën që, sipas tyre, është e drejtë. Ai ka thënë se veteranët e UÇK’së nuk janë mashtrues.
Haradinaj në T7 ka thënë se Prokuroria e shtetit le t’i hetojë të gjithë dhe të dihet kush ka manipuluar me lista.
“ Veteranët nuk janë mashtrues. Le të hetohen të gjithë. Përgjegjësinë për lista duhet ta japin ata që janë marr me verifikimin e listave”
Ai ka thënë se në fryrjen e listave kanë marrë pjesë të gjitha partitë politike.
“ Ka pasur ndërhyrje nga të gjithë partitë politike. Këtë gjë tashmë e dinë të gjithë dhe për këtë duhet të jepen përgjegjësi. Të gjitha paritet shqiptare janë përzër në lista të veteranëve”.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...