Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2022.
“Kosova po e përmbyll një vit shumë të rëndë. Një vit të përballjes me sëmundjen e shekullit dhe me gjithë pasojat e saj. Vit të përballjes me krizë ekonomike, sociale e politike”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.
“Prioriteti ynë më i madh mbetet shëndeti dhe mirëqenia juaj. Obligimi ynë që Kosova të bëhet më e jetueshme”.
Tutje Haradinaj tha se do të përpiqet të forcojnë miqësinë me ShBA-në dhe të vazhdojnë rrugën për anëtarësim në NATO”.
“Sonte, në prag të ndërrimit të motmoteve, kujtojmë me respekt ata që ranë për liri, duke qenë gjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre. Falënderues për secilin qytetar të Kosovës ose të huaj, që shërbeu për lirinë, paqen e sigurinë e vendit tonë”, u shpreh deputeti.
“Ju uroj gjithë të mirat në vitin 2022. Paçi shëndet, harmoni e mbarësi në familjet tuaja”, përfundoi Haradinaj./arbresh.info/
E rëndë në Lezhë: Babë e bijë humbin jetën në aksident tragj...
Shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë ...
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...