Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka uruar të emëruarin në postin e Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Esper.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se pararendësi i tij, James Mattis, pati një rol të pazëvendësueshëm mbështetës për krijimin e ushtrisë së Kosovës.
“I uroj Mark Esper, të emëruarit në postin e Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, suksese në detyrën e besuar. Pararëndësi i tij, James Mattis, pati një rol të pazëvendësueshëm mbështetës për krijimin e ushtrisë së Kosovës, e cila përket në rreshtin e ushtrive të paqes të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Kosova është pjesë e botës euro-atlantike dhe është e gatshme për t’u vënë në dispozicion misioneve të saj paqeruajtëse kudo që ka nevojë”, ka shkruar Haradinaj.
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Banorët e ‘Brigadës 153’ në Hajvali përballen me...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...
Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në li...