Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Prishtinën, Kaçanikun e Hanin e Elezit, që sot festojnë Ditën e Çlirimit.
Haradinaj ka kujtuar luftëtarët e lirisë nga Brigadat 153, 162 e 164 nga këto komuna.
Në postimin e tij në Facebook, ai ka falënderuar edhe forcat e NATO-s, të udhëhequra nga SHBA.
“Më 11 qershor të vitit 1999, Prishtina theu prangat shekullore të robërisë. Trimëria e luftëtareve të lirisë, Brigadës 153 “Hyzri Talla” dhe Gueriljes së Prishtinës, do të mbeten përgjithmonë në kujtesën historike të Kosovës. Era e lirisë më 11 qershor 1999 kishte arritur edhe në Kaçanik e Han të Elezit. Betejat e pjesëtarëve të Brigadave 162 “Agim Bajrami” dhe 164 “Gafurr Loku”, që luftuan me trimëri e këmbëngulje për çlirim, do të kujtohen përherë”.
“Duke qenë përgjithmonë falënderues ndaj aleatëve ndërkombëtarë, NATO-s së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju uroj të gjithë qytetarëve të Prishtinës, Kaçanikut e Hanit të Elezit, Ditën e Çlirimit! Lavdi te rënëve për liri!”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Marrëveshje miliarda dollarëshe SHBA-Armeni për energjinë bë...
Joan Laporta jep dorëheqjen për t’u kandiduar sërish si pres...
Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evrop...
Certifikimi i rezultateve, këta janë 120 deputetët e legjisl...
Sulmohet arbitri që i bëri propozimin e martesës të dashurit...
Balla: Pretenca në Hagë kundër komandantëve të UÇK-së, e tur...