Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, të cilat këtë vit kremtohen njëkohësisht nga të gjithë të krishterët – katolikë dhe ortodoksë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka përcjellë urimet e tij për paqe, mirësi dhe harmoni në familjet e qytetarëve, duke përfshirë edhe Imzot Dodë Gjergjin.
“Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët! Në këtë ditë të shenjtë, kur Pashkët kremtohen njëkohësisht nga të gjithë të krishterët, uroj paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja,” ka shkruar ai.
Haradinaj ka përmendur edhe Papën Françesku dhe bashkëpunëtorët e tij, duke shprehur shpresën për njohjen e plotë të Republikës së Kosovës nga Selia e Shenjtë.
“Kjo festë të na shërbejë për të forcuar respektin dhe harmoninë mes nesh,” ka përfunduar ai.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...