Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 248-vjetorin e themelimit të ushtrisë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Amerika është shembulli i sakrificës, trimërisë dhe përkushtimit dhe atdhedashurisë.
Ai e ka falënderuar Amerikën për ndërhyrjen e bërë në Kosovë më 1999 bashkë me aleatët.
“Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës. Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës në kohë të duhur të Ushtrisë Amerikane dhe NATO-s, të cilët shpëtuan popullin tonë nga tragjedia dhe spastrimi etnik”.
Në fund ai ka thënë se vendi ynë do të dijë të ruaj partneritetin me NATO-n veçmas me ShBA-në.
“Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n, veçmas me ShBA-të. Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për vendin tonë”./Arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...