Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj ka takuar sot banorët e fshatit Korishë.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se banorëve u ka dhënë fjalën se do të kenë mbështetjen e shtetit, subvencione për bujqësi, ujë të mjaftueshëm për pije dhe ujitje, nëse fiton zgjedhjet e 9 shkurtit, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Nuk munda pa ardhë me i taku banorët e Korishës. Bujarë e punëtorë, që menjëherë pas luftës për liri, ku bënë sakrifica të mëdha për vendin, iu përveshën punës.
Ju dhashë fjalën që do ta kenë mbështetjen e shtetit, subvencione për bujqësi, ujë të mjaftueshëm për pije dhe ujitje.
Në Kosovën ku fitojnë të gjithë, fshatrat si Korisha do e kenë mundësinë e përparimit të hovshëm.
Garantova që çmimi i energjisë nuk do të ngritët dhe do të ulet të paktën për 20%. Që çlirimtarët do të gëzojnë pensionin pa shkëputje nga puna.
Çelësi i zhvillimit tonë është anëtarësimi direkt në NATO dhe aleanca e përhershme me Amerikën. Kosova është mirënjohëse për ata që ishin me ne që nga fillet e angazhimit për liri, e vazhdojnë të na qëndrojnë edhe sot, si mbështetës të shtetit dhe garantues të sigurisë sonë./Arbresh.info
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur
Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para ...
Kurti: Sot festojmë, por edhe nderojmë rezistencën paqësore ...
18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, ...
Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit