Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka treguar çfarë u diskutua në takimin e sotëm me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ka sqaruar qëndrimin e tij dhe të AAK-së “se vetëm unik e të bashkuar në interesin shtetëror, e forcojmë Kosovën përballë Serbisë”.
“Meqë as sot nuk u dakorduam për një material/qëndrim, në vazhdën e iniciativës sime të djeshme, do t’u drejtohem me ftesa individuale për takim të gjithë kryetarëve të partive parlamentare të Kosovës, për të filluar përgatitjet rreth Konferencës së Unitetit për Dialog, prej nga do të dalim me qëndrim unik politik, para se të na bëhet vonë”, ka thënë Haradinaj.
Po ashtu ish-kryeministri Haradinaj, thotë se etapa e protagonizmave individual ka marrë fund. Tani është koha e unitetit e bashkimit rreth Kosovës.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“Sot Presidentit Thaçi ia sqarova qëndrimin tim dhe të AAK-së se vetëm unik e të bashkuar në interesin shtetëror, e forcojmë Kosovën përballë Serbisë. Poashtu ritheksova bindjen e palëkundur se nëse Kosova prapë bëhet subjekt në biseda rreth territoreve, e jo palë e barabartë siç është sot me taksën 100%, i gjithë epilogu për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë do të jetë i dështuar.
Meqë as sot nuk u dakorduam për një material/qëndrim, në vazhdën e iniciativës sime të djeshme, do t’u drejtohem me ftesa individuale për takim të gjithë kryetarëve të partive parlamentare të Kosovës, për të filluar përgaditjet rreth Konferencës së Unitetit për Dialog, prej nga do të dalim me qëndrim unik politik, para se të na bëhet vonë.
Etapa e protagonizmave individual ka marrë fund. Tani është koha e unitetit e bashkimit rreth Kosovës.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...