Në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat e ambasadorit të Francës në Kosovë, Didier Chabert, i cili kishte thënë se lideri i AAK’së, po mbahej në shtetin francez për shkak të akuzave të reja ndaj tij.
Kreu i AAK’së, pasi u kthye nga Strasburgu, ka treguar arsyet për të cilat ai hetohej nga Gjykata e Colmarit, duke hedhur poshtë deklaratat e ambasadorit Chabert për akuza të reja ndaj Haradinajt.
Madje, ai e quan papërgjegjësi të madhe të diplomatit francez, i cili nuk kishte për bazë asnjë vendim që dëshmonte se ndaj Haradinajt kishte akuza të reja.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...