Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj këtë thënë se këtë vit do ta filloj me homazhe tek varri i heroit Adem Jasharit.
Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ka potencuar se askush nuk mundet që ta zhvlerësoj e ta zhbëjë atë që është arritur me sakrificë.
Postimi i plotë:
Këtë vit, të cilin unë e kam quajtur vit të kthesës, do ta fillojmë me homazhe te varri i heroit legjendar Adem Jashari.
Dua që me këtë veprim simbolik, timin dhe të bashkëpunëtorëve të mi, edhe njëherë t’i përulemi heroizmit të tij e të familjes Jashari, e me këtë edhe gjithë të tjerëve që ranë për lirinë e Kosovës.
Është flijimi dhe sakrifica e mijëra qytetarëve por edhe amaneti i qindra figurave të ndritura të kombit, në mesin e të cilave është edhe fugura emblematike e Adem Jasharit, që sot na obligojnë ta ruajm e ta zhvillojmë shtetin për të cilin ata jetuan dhe ranë.
Askush nuk mundet që ta zhvlerësojë e ta zhbëjë atë që është arritur me aq shumë sakrificë!
RH
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar