Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se sot Kosova mund të kthehet dhe të nderojë e kujtoj me respekt Epopenë e UÇK-së, 20 vite pas.
Këtë deklaratë Haradinaj e bëri gjatë ceremonisë së organizuar nga FSK për nder të Epopesë së UÇK-së, shkruan Arbresh.info.
“Fytyra e ushtarit është e përjetshme dhe na ngjan me fytyrat e heronjve tanë që jetën ia dedikuan atdheut. Së shpejti do të merrni edhe besimin kushtetues si ushtria e Kosovës dhe si aleate e NATO-s Ushtarë dhe oficerë, sot ne mund të kthehemi të nderojmë e të kujtojmë me respekt Epopenë e UÇK-së dhe të betohemi me betimin tonë për një liri të përjetshme”, ka thënë Haradinaj në këtë ngjarje./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...