Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim shefin e OSBE-së, Jan Braathu dhe shefen e BE-së, Natalyia Apostolova.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, teksa është njoftuar se temë diskutimi kanë qenë edhe proceset zhvillimore në vend, në theks të veçantë reformën zgjedhore.
“Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për reformat e përgjithshme në vend, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, zhvillimin ekonomik, reforma këto të cilat do të jenë në shërbim të forcimit dhe rolit demokratik të institucioneve të vendit”, thuhet në komunikatën për media.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka falënderuar institucionet e Bashkimit Evropian për rolin e tyre dhe ndihmën që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin në procesin e reformave të përgjithshme në Kosovë, në të njëjtën kohë ka kërkuar mbështetjen e mëtejme për procesin e reformës zgjedhore, përmes së cilës do të garantohej një gjithëpërfshirje politike dhe përfaqësim adekuat gjinor dhe etnik.
Duke theksuar orientimin euroatlantik të Kosovës, kryeministri Haradinaj vlerësoi se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm dhe është duke punuar me përkushtim në përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane dhe përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së./Arbresh.info/
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...