Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është pritur në takim në ShBA nga senatori amerikan, Gary Peters,
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj i ka shprehur Petersit nevojën urgjente të anëtarësimit të Kosovës në NATO, përcjell Arbresh.info.
“Në një pritje të ngrohtë nga senatori amerikan Gary Peters, kemi diskutuar hapur lidhur me rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe nevojën urgjente të anëtarësimit të Kosovës në NATO, sipas Planit Aksional për Antarësim”, tha Haradinaj.
“Një pjesë e rëndësishme e bisedës sonë kishte të bënte me rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në forcimin e urave të bashkëpunimit me theks të posaçëm – Mërgata Shqiptare në Michigan”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Rama: Marrëdhëniet politike me Spanjën në nivel tjetër, Shqi...
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...