Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Pejë, në mesin e bashkëluftëtarëve nga Batalioni i Parë Sulmues i Zonës Operative të Dukagjinit.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ashtu siç e kishte nderin t’i ketë përkrah gjatë luftës, edhe sot iu bashkua atyre në këtë takim.
“Batalioni i Parë Sulmues i Zonës Operative të Dukagjinit, kreu detyrën me profesionalizëm e trimëri. Siç kisha nderin t’i kam përkrah gjatë Luftës Çlirimtare, sot u bashkova me ta dhe komandantin Bujar Ukimeraj”, ka shkruar Haradinaj.
“Evokuam kujtime, nderuam ata që ranë në krye të detyrës, që shqiptarët të kenë liri, heronjtë Fadil Nimani udhëheqës i Batalionit, Jusuf Kelmendi e Ahmet Gjikolli, luftëtarë të orëve të para. Në Pejë sot, me këta trima përkrah, e ndjeva veten sikur në ditët e lavdisë, ditët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Haradinaj./arbresh.info/
Rinia Demokratike e Kosovës sot mban aksion simbolik para Qe...
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pezullon përkohësisht flutur...
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...