Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin hungarez në Kosovë, Laszlo Istvan.
Gjatë takimit, Haradinaj dhe ambasadori kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe drejt realizimit të objektivave strategjike, veçanërisht anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Në takim me ambasadorin hungarez në Kosovë, z. László István, shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit mik në proceset integruese. Gjatë takimit, me ambasadorin István ndamë pikëpamjet tona për proceset e ardhshme që na presin si shtet, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe drejt realizimit të objektivave tona strategjike, veçanërisht anëtarësimit të Kosovës në NATO”, ka shkruar kreu i Aleancës në Facebook.
Sheshi i Vlorës do e mbajë emrin e komandantit legjendar Ade...
Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...