Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj, ka treguar se me ambasadorin Kosnett kanë biseduar rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen me 6 tetor të këtij viti.
Postimi i plotë i Haradinaj pa ndërhyrje:
Në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, për të biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë zgjedhjet dhe maturinë politike që Kosova ka treguar deri më tani.
Theksova se bashkërisht, të gjitha partitë duhet të jemi të përkushtuar për një proces zgjedhor fer dhe demokratik, si dhe të fuqizojmë besimin e qytetarëve në institucionet tona.
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona