Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka realizuar një takim virtual me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett.
Gjatë këtij takimi, Haradinaj dhe Kosnett kanë biseduar për sfidat me të cilat po përballet Kosova, raporton arbresh.info.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjatë këtij takimi po ashtu është diskutuar edhe për hapat që duhet të ndërmerren për të përmirësuar stabilitetin rajonal.
“Në takimin virtual me ambasadorin Philip S. Kosnett dhe zyrtaren politike Marissa Polnerow, diskutuam sfidat me të cilat përballet Kosova dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar stabilitetin rajonal”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i AAK-së, tha se ka mbarrë mbështetjen e plotë të SHBA-ve për tejkalimin e gjendjes në të cilën gjendet Kosova.
“SHBA-të ishin pranë nesh në periudhat më të vështira historike dhe në udhëkryqet në të cilat u gjendëm si komb. Në këtë frymë, kaloi edhe bashkëbisedimi i sotëm, ku morëm mbështetjen e plotë amerikane për tejkalimin e gjendjes në të cilën sot ndodhet vendi ynë. Ambasadorin e falënderoj për kujdesin e tij. Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara është e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s