Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla thotë se kërkesa e SHBA-së për shtyerjen e afatit prej 30 ditësh për implementimin e vendimit për targat nënkupton se Qeveria nuk i ka njoftuar paraprakisht partnerët ndërkombëtar.
Ajo thotë se “Vendimet impulsive në qeverisje në të shumtën e rasteve janë të dëmshme!”.
Reagimi i saj i plotë:
Kërkesa amerikane për shtyerje 30 ditëshe të implementimit të vendimit për targa dëshmon se Qeveria nuk qenka koordinuar (lexo: NUK i ka njoftuar paraprakisht) partnerët ndërkombëtar për planin e veprimit.
Moskoordinimi për çështje të sigurisë me partnerët e ngushtë (sidomos SHBA??), duke besuar se forcon sovranitetin dhe vetëvendosjen politike, në realitet po na dobëson duke u detyruar të zbrapsemi turpshëm përballë Serbisë (e Rusisë).
Vendimet impulsive në qeverisje në të shumtën e rasteve janë të dëmshme! /arbresh.info/

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...