Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur javën duke takuar strukturat e degëve të Vitisë, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Podujevës, Skenderajt dhe Fushë Kosovës.
Ai tha se strukturat janë mobilizuar që që programi dhe vizioni i Aleancës, të arrijë në çdo shtëpi.
“Javën e nisëm me takime pune, me kolegët nga Vitia, Kaçaniku, Hani i Elezit, Skenderaj, Podujeva dhe Fushë Kosova. Strukturat janë mobilizuar që programi dhe vizioni i Aleancës, të arrijë në çdo shtëpi. Qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë një jetë të dinjitetshme. AAK-ja është përcaktuar që të ofrojë opsionin më të mirë të qeverisjes anekënd vendit’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kujtojmë se kryetari Haradinaj edhe javën e kaluar ka zhvilluar takime të shumta, me degët e komunave të tjera.
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...
Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut zhvillon aktivitet ...
Lladrovci në Xhaminë Al-Aksa: U luta për ata që i japin zor ...
Gjeneral Jashari vlerëson mbështetjen japoneze për FSK-në