Kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur sot në mbledhje të Qeverisë se sot do të udhëtoj për në Slloveni.
Haradinaj ka kërkuar nga ministrat e kabinetit qeveritar që këtë të enjte të jenë të pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës ku do të zhvillohen disa interpelanca ndaj tij, raporton Arbresh.info.
“Unë sot do të udhëtoj në Slloveni por të enjten jam në seancë për interpelanca. Ju ftoj edhe juve të jeni me mua nëse bëhet fjalë për çështje të ekonomisë ose drejtësi të jeni aty. Ndonëse është e çuditshme se si Kuvendi po mbanë kështu seanca si me ia fut hajt. Atë ditë kur doli raporti i progresit menjëherë seancë. Megjithatë e shoh shumë të çuditshme se si investimi në energji shihet me sy kritik nga disa duke e ditur që ai është investimi më madh ekonomik”, tha Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se kanë nxjerr për deputetët Listën e Sfidave.
“Ka shumë sfida. Raporti ka të bëjë me krahasimin e një vendi ku ka qenë dhe çka duhet të bëjë që të hyjë në BE. Nuk ka për viza ndonjë gjë”, ka thënë ai duke shtuar se nuk është punë e tij tua përkthej raportin deputetëve./Arbresh.info
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV