Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot do të pritet në Pentagon ku do të flasë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Kështu bëri të ditur AAK me anë të një komunikate për media.
Sipas njoftimit, Haradinaj nesër do do të jetë në Departamentin e Shtetit.
“Gjatë ditës së sotme, Haradinaj do të pritet në Pentagon, ku do të flasë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ndërsa nesër do të jetë në Departamentin e Shtetit”, thuhet aty.
Ndryshe, në qytetin Yonkers të Nju Jorkut, kryetari i qytetit Mike Spano, ka nderuar Haradinajn, me Mirënjohjen e Qytetit.
Në këtë ceremoni, 20 tetori 2024 u shpall zyrtarisht si ‘Dita e Nderuar e Ramush Haradinajt’. Po ashtu, kryetari Spano shpalli 20 tetorin si ditën zyrtare të ngritjes së flamurit të Kosovës në Yonkers.
“Haradinaj këtë nderim e vlerësim ia dedikoi të gjithë atyre që besojnë në Kosovën e lirë dhe të integruar në NATO, në miqësinë e përhershme me popullin dhe shtetin amerikan, si dhe bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së”, thuhet në komunikatën e AAK-së./Arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë