Është mbajtur akademia përkujtimore kushtuar 550-vjetorit të Skënderbeut, me ç ‘rast është promovuar edhe pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në këtë akademi ka thënë se figura e Skëndërbeut bashkon të gjithë, raporton Arbresh.info,
“Sot e përmot na bashkon një figurë, na bashkon heroi ynë Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Jemi në vitin kombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ai ishte dhe vazhdon të mbetet fija e artë që na lidh me aleatët tonë. Breza të tërë shqiptarë janë rrit e trimnue duke degjuar këngë lufte të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. 17 janari është data që u kujton shqiptarë -zinë edhe guximin. 17 janari i lidh edhe tre viganët tjetër vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka“, ka thënë ai.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se sot janë të obliguar që mesazhin e lirisë ta shndërrojnë në mesazh paqeje./Arbresh.info

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...