Kryeministri i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur tubim të madh elektoral, në bastionin e kësaj partie – në Deçan.
Nga aty, Haradinaj është zotuar se kurrë më nuk do të ndalen pagat e veteranëve të luftës së UÇK-së.
Haradinaj po ashtu i është përgjigjur edhe akuzave të LDK-së, se Qeveria po e rrezikon shëndetësinë.
“Kurrë më nuk do t’iu ndalen paret veteranëve”, është shprehur Haradinaj.
“Nuk është e vërtetë që po e rrezikojmë shëndetësinë që i kemi qitë paret për veteranët”, ka theksuar ai.
“Buxheti i ka vijat buxhetore dhe këto që janë për veteranët kanë me qenë të veteranëve”, ka thënë shefi i Qeverisë, përcjell EO.
LDK dje nuk e ka votuar rishikimin e buxhetit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa, me arsyetimin se nga fondi i sigurimeve shëndetësore janë hequr miliona euro “për të paguar militantët partiakë që kanë hyrë në lista të veteranëve pa të drejtë”.
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli